Autoritet kineze do të përpiqen të ndalojnë disa nga trendet më të çuditshme që zbatohen në dasma.

Qeveria mendon se shumë prej mënyrave se si festohen martesat pasqyrojnë dhunë.

Këto dasma gjithnjë e më shumë po përfundojnë në aksidente, ndërsa priten masa të rrepta.

Një nga lojërat është që shoqëria i bllokon nuses derën e shtëpisë, dhe duhet të pengojë dhëndrin që të futet brenda.

Ai duhet të luftojë me çdo kusht që të futet.

Kur teprohen, këto lojëra kanë kaluar në dëmtime të rënda.

Në një nga traditat e reja, çifti shoqërohet te dhoma ku do të konsumojnë martesën dhe të ftuarit i nxitin të fillojnë të puthen

Një tjetër traditë është që nusja të mbyllet në shtëpi, dhe dhëndri duhet të bëjë të pamundurën ta marrë. Qoftë edhe të thyejë derën me çekiç. Kjo ka shkaktuar shumë lëndime.

Në këtë rast, nusja dhe dhëndri janë lidhur bashkë në një pemë

Babai duke marrë nusen “me forcë” nga shtëpia e vet, për t’ia çuar të birit

Një traditë shumë e përhapur në disa zona është hedhja e nuses në ujë

Një traditë e rrezikshme është ajo e të qëlluarit të nuses me shigjeta (pa majë), por që gjithashtu përfundon me lëndime. Pasi e qëllon nusen, dhëndri shkon dhe thyen shigjetat, që simbolizon bashkimin

Lojërat që bëhen në dasmë sa vijnë e bëhen më ekstreme, gjithnjë e më shumë me përmbajtje seksuale

Në këtë rast, dhëndri ka vënë një tullumbace mes këmbëve të nuses dhe duhet ta çajnë në sy të shokëve

Këtu janë duke sulmuar dhëndrin e lidhur me ujë

Kinezët kanë nisur të shpenzojnë shumë për dasma, rreth 12 mijë dollarë. Dhe përpiqen të bëjnë foto sa më ekstreme. Dalin disa ditë para dasmës enkas për foto, në vende të ndryshme e madje të rrezikshme./oranews