Nëse mendoni se udhëheqësi më i ndjekur në ‘Instagram’ mund të jetë Trump apo Putin atëherë gaboheni.

Sigurisht është e papritur nga të gjithë, por e vërtetë. Më i ndjekuri në këtë rrjet social është kryeministri i Indisë. Narenda Modi numëron plot 15.5 milionë ndjekës.

Vendin e dytë e zë presidenti i Indonezisë, Joko Widodo me 14 milionë dhe podiumin e mbyll ai i SHBA, Donald Trump me 10.9 milionë ndjekës.

Më tej vijohet me Papa Françeskun, i cili numëron 5.7 milionë ndjekëse. E ndërsa pas tij vijojn Mbretëresha Rania e Jordanisë, Presidenti i Turqisë Erdogan si dhe profili i Shtëpisë së Bardhë. Këta ndiqen nga më shumë se 4 milionë ndjekës./Shqipëriaime