Gjatë cermonisë mortore për ish-presidentin e SHBA-së, Geroge H.W Bush, për herë të parë pas vitit 2017, janë takuar sy me sy, presidenti aktual i SHBA-së, Donald Trump, dhe ish-presidenti Barak Obama.

Trump se bashku me gruan e tij Melania, janë përshëndetur me Barak Obamën dhe Michele Obamën, por nuk e kanë bërë të njejtën gjë edhe me ish-presidentin Bill Clinton dhe kandidaten për presidente në zgjedhjet e fundit presidenciale, Hillary Clinton.

I gjithë ky moment siç shihet në video, ka vënë në siklet të dy palët.

Raportet ndërmjet Donald Trump dhe Hillary Clinton janë acaruar jashtëzakonisht shumë gjatë fushatës së fundit presidenciale.