Butrint Imeri është një ndër këngëtarëtqë rrëmbeu vëmendjen e mediave pasi u përfol se ishte në një lidhje me bukuroshen Kiara Tito.

Por lidhja e tyre asnjëherë nuk u pranua nga ata vetë dhe duket sikur përfundoi ende pa u pranuar.

Së fundmi në një video të publikuar në rrjetet sociale, ai u pa në një club nën shoqërinë e një bjondeje mjaft simpatike.

Mirëpo, për “Iconstyle” vajza bjonde e quajtur Antonela, ka mohuar gjithçka duke thënë se njohja me Butrintin ka qenë rastësi e momentit. Ndërsa përsa i përket fjalëve të pëshpëritura në vesh, ajo ka preferuar t’i mbajë sekret.