Georgina Rodríguez, e dashura e yllit portugez Cristiano Ronaldo është në zi.

Mediat raportojnë se gjatë ditës së djeshme ka ndërruar jetë babai i saj pas një sëmundjeje të gjatë.

Babai i modeles kishte probleme të theksuara me shëndetin pas një ataku kardiak që pësoi më shumë se dy vite më parë, shkruan Albeu.com.

Modelja fluturoi në Argjentinë disa ditë më parë për t’i qendruar familjës pranë në këto ditë të vështira. /albeu