Nga përrallat dhe këngët, shumë prej nesh e dinë se në ndonjë cep të botës fshihet zogu magjik i fatit, i cili është në gjendje të plotësojë çdo dëshirë.

Disa zëra afirmojnë faktin se ky zog është në ngjyrë blu si qielli.

Sot të sugjeroj të largohesh për pak nga jeta e përditshme dhe të zhytesh në botën e ëndrrave dhe të magjishmes.

Ndaj, imagjino, sikur, duke ecur në kopshtin e shtëpisë, ke gjetur një vend sekret. Mbi degën e një peme të shndritshme të jenë duke pushuar 4 zogj magjikë, zgjidhni një dhe zbuloni çfarë mesazhi do ketë ai për ju:

Nëse zgjedh zogun magjik nr.1:

Ky zog fluturon dhe tregon se çfarë energjie pozitive mund të të dhurojë për ditët në vijim. Në dashuri do jesh shumë i priur të kuptosh më së miri partnerin/en.

Përsa i përket punëve, do jesh më me fat se kurrë. Ndihu i lirë të bësh gjithçka të sugjeron mendja jote! E mos harro të dëgjosh vetveten.

Nëse zgjodhe zogun magjik të fatit, nr.2:

Ke zgjedhur zogun që simbolizon dashurinë. Të premton fat të mirë në punët e zemrës. Në të ardhmen sytë e tu do shkëlqejnë më shumë se diamantet. Ndërkohë, mund të gjesh lehtë gjuhën për të komunikuar, si me partnerin/en, edhe me kolegët e punës. Do jesh dakord me çdo gjë dhe këdo. Ndaj, është moment i duhur për t’i kërkuar shefit tënd rritje në detyrë apo të bësh një udhëtim romantik.

Nëse zgjodhe zogun magjik të fatit nr.3:

Magjikja është brenda teje. Ti mund të bësh gjithçka që do. Me pak vullnet, gjithçka do përfundojë mirë. Ke lindur nën një yll fatsjellës. Ndaj, beso tek vetja dhe do arrish rezultate të mëdha.

Nëse zgjodhe zogun magjik të fatit nr.4:

Ke zgjedhur zogun e fatit dhe kjo është gjë e rrallë! Në ditët e ardhshme do jesh shumë fatlum në të gjitha rastet. Besoji intuitës tënde dhe do marrësh rrugën e duhur. Ndërkohë, do marrësh një surprizë të këndshme, ndaj mos humb kohë! Reago!