Kjo është historia e dhimbshme dhe plot kurajë e një njeriu jo të zakonshëm, e atij që gjysmë shekulli pas vdekjes, në vitin 2011 u zgjodh futbollisti austriak më i aftë i të gjithë kohërave. Austria ka pasionin për futbollin, por kurrë në këtë vend nuk ka lindur dikush aq i talentuar nga Matthias Sindelar.

“Moxarti i futbollit” është cilësuar si futbollisti austriak më i madh i të gjitha kohërave. Golat, driblimet dhe shpejtësia kanë mrekulluar mijëra tifozë, madje edhe një person jo aq të lidhur me futbollin, një diktator si Adolf Hitlerin.

3 prilli i vitit 1938 shënoi jetën e këtij talenti, të cilit i dhanë emrin “njeriu prej letre” për shkak të aftësisë së tij për të shmangur rivalët, pavarësisht se ishte i brishtë në fizik. Mendoni për Leo Messi, nëse ju duhet dikush për të përfytyruar.

Water Filter W10295370 The health of the body is a big thing, and a large part of it comes from the water source. The selection of water filters, of course, is to select the Water Filter W10295370, which can improve the quality of water. Water Filter 4396841 High quality water without chlorine can bring you and your family a healthy body. Water filter 4396841 is a necessary water filter. It is sure to be a wise choice.

Dy muaj nga fillimi i Kupës së Botës 1938 në Francë, djaloshi i lindur në Çeki, mori një vendim të rëndësishëm për jetën e tij. Ai dhe familja u vendosën në një lagje vjeneze të “Favoriten” dhe ishte në ato rrugë, ku filloi të lindte pasionin e tij për topin.

Në moshën 15 vjeçare debutoi me Austria Vjenë duke fituar disa trofe, derisa në vitin 1926, në moshën 23-vjeçare u bë pjesë e kombëtare austriake. Djaloshi u bë pjesë e një ekipi të famshëm “Wunderteam”, ekipi mrekullueshëm.

Në vitin 1934, Austria shkoi në gjysmëfinalen e Botërorit të Italisë, ndeshje që e humbën ndaj vendasve me rezultatin 1-0. Ishte 1.75 metra i gjatë dhe 63 kilogram, Sindelar ishte një poet i futbollit.

Luante si sulmues, por shquhej edhe për saktësinë e hapave të tij. Aftësia e tij me topin dukej se i përkiste një epoke tjetër, ndoshta një ose dy dekada më përpara. Luante futboll si askush tjetër.  “Kishte fantazi pa fund,” – shkruante poeti austriak Friedrich Torberg për futbollistin, i cili kishte shënuar plot 600 gola gjatë gjithë karrierës së tij në Austri. 4 vite më vonë po afrohej Botërori në Francë, megjithatë aneksimi i Austrisë nga Gjermania naziste rrëzoi gjithë famën që kishin ndërtuar për futbollin.

U shkri kampionati, u përjashtuan klubet hebre, u zaptuan terrenet dhe u dëbuan lojtarët me origjinë çifute. “Wunderteam” nuk bëri përjashtim. Futbollistët e mëdhenj të këtij ekipi iu bashkuan Gjermanisë, duke marrë parasysh se pas pak muajsh do të merrnin pjesë në Kupën e Botës.

Kështu në 3 prill të vitit 1938 erdhi ndeshja e madhe e provës, organizuar nga autoritetet naziste në  “Prater” të Vjenës, me qëllim që t’u jepej mirëseardhja e futbollistëve të rinj nga Austria.

Sindelar ishte kapiteni i atij ekipi legjendar austriak, që do të luante ndeshjen e tij të fundit. Gjermania nuk duhet të humbiste, pavarsisht se ishte një ndeshje miqësore. “Njeriu prej letre” e dinte shumë mirë këtë,  gjatë pjesë së parë u përpoq të shmangte rivalët, të mbërrinte në zonën rivale dhe të shfrytëzonte mundësitë para syve Hitlerit. Nuk ishte i njëjtë gjatë pjesë së dytë, sepse ai do të sfidonte haptazi Führerin.

Ekipi i Rajhut të Tretë u mund me rezultatin 2-0 dhe një nga golat u realizua nga Sindelar. Ky rezultat nuk duket se e shqetësoi diktatorin aq shumë, sesa festimi i fitores së “yllit”austriak, i cili u ngjit në podium dhe në vend që ta përshëndeste e festoi këtë ngjarje duke kërcyer dhe që shfaqte refuzimin e politikave të regjimit të ri.

Kjo do të ishte ndeshja e fundit e Sindelar, i cili do të vazhdonte jetën e tij sportive në ilegalitet, duke refuzuar të ishte pjesë e skuadrës gjermane që dy muaj më vonë do të mundej nga Zvicra, në çerekfinalen e Botërorit të vitit 1938.

Në total ka luajtur 44 herë për Austrinë dhe ka shënuar 27 gola. Duke qenë se nuk ishte hebre, nuk pati masa ndaj tij. Në ndryshim nga mijëra viktima që la regjimi nazist, ai mund të ecte lirshëm në rrugë. E megjithatë disa vendime të tij si mbajtja e kontakteve me ish-presidentin hebre të Austrisë, ose fakti i blerjes së një lokali, që nazistët e detyruan t’ia shiste një miku të tij çifut rezultuan shqetësuese për diktatorin gjerman.

Miqësia e tij me “armiqtë” bëri që policia sekrete gjermane, Gestapoja filloi ta ndiqte. “Vdekje nga thithja e monoksidit të karbonit” shkruhej në autopsinë që bëri Instituti i Mjekësisë Ligjore të Universitetit të Vjenës, kur u gjet trupi i ish-futbollistit 35 vjeçar në krahët e të dashurës së tij, edhe ajo ishte e vdekur, më 23 janar të vitit 1939.

Rreth 40 mijë njerëz i dhanë lamtumirën e fundit futbollistit austriak të historisë, vdekja e të cilit nuk u besua kurrë, por pati fjalë se u vra nga duart e forcave naziste dhe që nuk u sqarua kurrë. Varrimi i tij u bë si të ishte një legjendë. “Moxarti” që nuk u përul para Hitlerit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP