Një ish-mundës profesionist i WWE është rrahur në mënyrë mizore nga 6 persona jashtë shtëpisë së tij shkak të një hapësire parkimi.
Ylli i WWE, Tom Magee u la me nofull të thyer, çarje të thellë në sy dhe tronditje të madhe nga sulmi.

Incidenti i dhunshëm ka ndodhur të martën jashtë shtëpisë së tij në Mar Vista në Los Anxheles. Fotot tregojnë 59-vjeçarin e masakruar nga banda e të rinjve.

Konflikti nisi mbi faktin se kush do të parkonte makinën në një hapësirë parkimi.

Sipas dëshmitarëve sulmuesit u larguan kur fqinjët dolën jashtë pasi dëgjuan sherrin.

Magee u gjet pa ndjenja dhe u dërgua në spital për të mjekuar plagët. Më pas ish-mundësi u dërgua në shtëpi.

” Për mua ishte vrasje në tentativë. Nëse nuk do të kishim dalë ne, nuk e di nëse ai do të jetë gjallë. Nëse e keni parë fytyrën e tij e keni kuptuar se me të vërtetë është me fat që të është gjallë”, tha një fqinj.

 

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP