“Zonja e Vjetër” ka fituar për herë të 13 Kupën e Italisë.

Bardhezinjtë kanë shkatërruar me rezultatin 4-0 Milanin e Gattusos në “Stadio Olimpico” të Romës.

Pjesa e parë e këtij takimi ishte shumë e zbehtë dhe golat të gjithë erdhën në pjesën e dytë.

Fraksioni i dytë i lojës filloi furishëm me Juventusin që shënoi dy gola të shpejtë.

Fillimisht ishte Benatia (56’), ndërsa vetëm 5 minuta më vonë Douglas Costa dyfishoi shifrat.

Kështu goli i radhës erdhi në minutën e 76’të dhe ishte një autogol i Nikola Kalinicit.

Juventus është rrugës së mirë për të siguruar 2 trofe këtë sezon.

Pas fitores se Kupës së Italisë, “Zonjës së Vjetër” i duhet edhe një barazim kundër Romës në javën e fundit që ta siguroi trofeun e shtatë më radhë në Itali.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP