Leo Messi njihet për triblimet e tij spektakolare, ku triblon rradhazi disa lojtarë kundërshtarë. Jo vetëm kaq, por kemi parë dhe gola të tillë magjik të ‘Pleshtit’, siç ishte ai ndaj Atletiko Bilbaos.

E ndërsa një kalim të tillë, Messi e bëri në ndeshjen e fundit të Barcelonës ndaj Real Betis, ku katalanasit u mposhtën 3-4.

Leo e mori topin thuajse 30 metra larg portës së kundërshtarëve, kryen një rrotullim 360 gradë mes dy kundërshtarëve. Më tej ai vazhdon ‘shoë-n’ duke tribluar kush i del përpara, e më pas nis një goditje drejt portës, e cila fatkeqësisht u ndal nga një lojtar i Betisit./Shqipëriaime (G.B)

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP