Në ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmë në Elbasan, përveç dy shtetasve shqiptarë, dajë dhe nip mbeti i vd.ekur dhe një turk. Erdal Durunay ishte bashkë me Alibejn dhe Arben Dylgjerin, në at.entatin që iu bë pranë Metalurgjikut në periferi të Elbasanit.

51-vjecari ishte në shoqërinë e dy të tjerëve teksa udhëtonin me një automjet tip “Range Rover” në drejtim të të cilit u që.llua plot 20 herë me bre.shëri kalla.shnikovi. Shqiptarët Alibej dhe Dylgjeri humbën jetën në vend, ndërsa turku rrugës për në spitalin e Elbasanit për shkak të plagëve të rënda.

Vrasja

Endrit Alibej me xhaxhanë e tij Arben Dylgjeri dhe turku së bashku me familjarët e tyre kishin qenë në një fshat të Peqinit për të darkuar. Në momentin që kanë dalë nga restoranti (tre viktimat ishin në një makinë) janë drejtuar për në qytetin e Elbasanit së bashku me dy makinat e tjera ku kanë qenë 5 gra, mes tyre njëra shtatzënë dhe 3 fëmijë.

Autorët i kanë ndjekur rrugës nga Peqini në Elbasan dhe në afërsi të Kombinatit Metalurgjik në Bradashesh i kanë bërë pritë makinës duke i qël.luar me bre.shëri. Pas të shtënave, automjeti ku ndodheshin shqiptarët bashkë me turkun ka humbur kontrollin dhe është për.plasur me rrethimin e një restoranti. Kanë qenë familjarët vetëm pak metra larg vendit ku ndodhi kr.imi që janë përballur të parët me ngjarjen e rëndë.

Ata i kanë dërguar në spitalin e Elbasanit, por asnjëri prej tre personave nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra, pasi ishin që.lluar edhe në kokë dhe humbën jetën në vend. Autoret mendohet se janë vr.asës me pagesë duke parë dinamikën e ngjarjes. Nuk dihet sa persona kanë marrë pjesë në vra.sje dhe sa automjete kanë përdorur, ndërsa u raportua se janë larguar në drejtim të fshatrave të Peqinit. Shkak i ekz.ekutimit ka qenë përp.lasja për pazaret e dr.ogës.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP