Zakonisht kur ju bllokohen hundët mendoni që ju ka zënë një grip i zakonshëm, ose ndonjë alergji tipike e stinës, apo infeksion i sinuseve.

Por të merrnit vesh që nuk është asnjë nga këto, por zbuloni se po ju rritet një dhemb në hundë, si do reagonit në këtë rast? Mund të dduket diçka e pamundur apo qesharake, por rasti i një pacienti i ka lënë të gjithë pa fjalë pasi që kishte dy vite që vuante nga hundët e bllokuara, transmeton Shqiperia Ime.

Burri danez shpetoi nga dhimbjet e tmerrshme derisa mjeket hoqen nga hunda e tij dhëmbin që i kishte mbirë në kanalet e hundës.

59-vjecari kishte rreth dy vite që ankohej nga shkarkimet e tepërta të hundës, dhe ndiente dhimbje gjatë nuhatjes.

Sipas raportit mjekësor, pacienti kishte pësuar një goditje në fytyrë kur kishte qenë i vogël dhe si pasojë e goditjes kishte përfunduar me nofull dhe hundë të thyer dhe sipas mjekve ky mund të jetë shkaku i daljes së dhëmbit ne vendin e gabuar.

Shqiperia Ime

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP