Prokuroria për Kr ime të Rënda do të nisë marrjen e dëshmive për grabitjen e 9 prillit në Rinas.

Gjatë javës që vjen, mësohet se do të thirren për të dëshmuar drejtues të Aeroportit, ku do të japin shpjegime në lidhje me ngjarjen dhe masat e sigurisë.

Në kuadër të hetimeve të kryera deri më tani, mësohet se grupi hetimor ka administruar dhe bërë këqyrjen e dokumentacionit dhe praktikës së ndjekur në Aeroportin e Rinasit atë ditë, por edhe të praktikës së zakonshme.

Prokuroria është duke kryer hetime paralele për ngjarjen, nga njëra anë, për zbardhjen e grabitjes, vr asjes së grabitësit Admir Murataj, si dhe për të parë nëse ka pasur shpërdorim detyre nga persona që kanë pasur përgjegjësinë të sigurojnë mbrojtjen e një prej hapësirave me rëndësi të veçantë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP