Gjatë ditës së sotme banorët e zonës së Kaçinarit në krahinën e Mirditës janë ngritur në protestë kundër ndërtimit të katër HEC-eve.

Ata thonë se nëse këto HEC-e do të ndërtohen atyre do t’u shkatërrohet edhe bujqësia pasi në zonë nuk ka burim tjetër uji.

Këta banorë kanë paralajmëruar edhe përplasje fizike me cilindo që këmbëngul t’i ndërtojë HEC-et në zonën e tyre.

Një banor ka thënë:

Zonës tonë do ta shkaktojë dëmin më të madh sepse 7 katunde do të mbeten thatë nëse marrin ujin. Ne jemi tepër kundër kësaj. Katundi ka qenë më i madhi i Mirditës. Me ujin ne jetojmë. S’ka më bujqësi nëse na marrin ujin. S’ka ardhur askush të na tregojë. Më ka thënë djali nga Anglia. Kanë shkuar që të kërkojnë firma nëpër gra apo njerëz që s’kanë tokë. Si do ta lënë popullin të thahet?’’
Kurse një banor tjetër ka thënë se natyrën ua fali Zoti dhe nuk do t’ia lënë askujt.

Më tej ai ka thënë:

Nuk jemi dakord. Natyrën na e fali Zoti dhe nuk ia lejmë askujt. Këtu bëhet fjalë për katër HEC-e. janë thjesht për qëllime përfitimi të atyre firmave fantazmë. Me kanunin e Lek Dukagjinit uji nuk është prek. Unë kam dalë me këta banorë dhe do të protestojmë deri në fund.’’
Ndërsa një banor tjetër ka thënë se askush mos të guxojë të ndërtojë HEC-e në zonën e tyre, pasi do ketë luftë.

Ai ka vazhduar duke thënë:

Unë Enver Hoxhën nuk e dua fare, ai ka thënë mos luani me zjarrin. Por mos të bëjë vaki kush me e fut kambën në zonën e Kaçinarit se shkon puna shumë keq. Jam Gjovalin Moli, të mos guxojnë të futen se vetëm luf.të do të kenë. Të ar.matosen me kall.asha. Të marrim kall.ashat se Kaçinari nuk rrin më. Arm.atosuni popull.’’

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP