“Ndoshta në një të ardhme. Mendoj se mënyra më e mirë për të bërë ndryshime është politika lokale”.

Scarlett Johansson nuk e ka përjashtuar mundësinë që një ditë të garojë për ndonjë post politik. Ylli i filmit “Avengers: End Game” thotë se në të ardhmen mund të përfshihet në qeverisje, por më shumë ka mundësi të përfshihet në nivelin lokal sesa në atë qendror, pasi mendon se aty mund të bëjë ndryshime më të mëdha.

E pyetur rreth mundësisë që t’i kthehet politikës, ajo është përgjigjur:

“Ndoshta në një të ardhme. Mendoj se mënyra më e mirë për të bërë ndryshime është politika lokale. Ndoshta në një të ardhme mund ta dëgjoj thirrjen, por tani për tani jo”. Në anën tjetër, Scarlett ka folur edhe rreth asaj se si është rritur në kushte të rënda ekonomike, shkruan Zeri.

“Unë dhe familja ime jetonim me ndihmë sociale, merrnim ushqim me kuponë. Prindërit e mi rrisnin katër fëmijë në një shtëpi me të ardhura të ulëta në Menheten. Mamaja ime mundohej të ishte sa më e kujdesshme që ishte e mundur. Shkaku i gjendjes së rëndë sociale edhe martesa e prindërve të mi ishte në luhatje tërë kohën”, ka rrëfyer bukuroshja.

Para katër vjetëve edhe Scarlett është bërë nënë, pasi ka lindur vajzën Rose, mirëpo ajo nuk mendon se amësia e ka ndryshuar punën e saj.

“Kam një punë e cila është shumë aventuriste. Mund të luaj rolin e prindit dhe pastaj të shkoj të xhiroj një skenë dhe sërish të jem prind. Ka ulje-ngritje, por ka sukses. Tani për tani amësia nuk ka ndryshuar punën time, por mund ta ndryshojë pas disa viteve. Prapë është puna ajo që të udhëheq. Kam lirinë që të tjerët nuk e kanë, prandaj jam mirënjohëse”, ka përfunduar ajo.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP