Të tjera pamje janë publikuar nga grabitja spektakolare që ndodhi pasditen e djeshme në Rinas ku u vodhën rreth 7 thasë me euro.

Kamerat e sigurisë të aeroportit kanë kapur momentin ku një furgon i Policisë së Shtetit u vihet pas grabitësve.

Siç duket në videon e mësipërme grabitësit duken qartë se shkëmbejnë zjarr me policinë pasi eddhe dyert të të dy furgonëve janë të hapura.

Nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i vdekur njëri prej grabitësve, Admir Murataj i cili dyshohet se është koka e grupit dhe përgatitësi i skemës së grabitjes.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP