Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka dhënë një intervistë ditën e sotme për Zërin e Amerikës. Ndër të tjera ajo është pyetur nga gazetarja në lidhje me nën-kryetarin e LSI të vilit sipas burimeve të VOA, i është refuzuar viza nga SHBA. E gjendur ngushtë nga pyetja, Kryemadhi është përgjigjur se nuk e vë dorën në zjarr as për fëmijët dhe bashkëshortin e saj, Ilir Meta.

Kryemadhi intervistë për VAO:
-Pse duhet t’ju besojnë qytetarët? LSI ka qenë një parti që i ka dhënë stabilitet qytetarëve. Gjatë periudhës së bashkëveprimit me PD u bë liberalizimi i vizave. Zgjedhjet e 2017-ës kanë qenë kulmi. Kemi dosjen 339 e cila është nga dosjet më të rëndësishme. Edi Rama tenton të kapë në maksimum reformën në drejtësi. Kemi ligjin për teatrin, pronat, pasurisë dhe këto janë denoncuar. Dosja 339 ka ngel pezull, e njëjta gjë është edhe për dosjen e Unazës së re.

-Problemet e shqiptarëve nuk u krijuan sot… E gjithë pala politike është shkaktare por angazhimi im në politikë kemi mbyllur sytë dhe gojën. Të gjitha partitë politike duhet të heqin dorë nga pushtetit i tyre. Nëse shqiptarëve sdo ti hapen negociatat me Maqedoninë do të thitë ti varësh “mëlçitë në qafë ujkut”, pra ta kesh Shqipërinë nën influencën ruse. Unë dua të bëj një deklaratë këtu: dënoj çdo lloj dhune dhe agresioni të kujtdo individi. Aktet e dhunës shërbejnë për të viktimizuar Ramën. Qëllimi i LSI-së nuk është të pushtojë godinat por fenomeni që ka kapur shteti. Qëllimi i LSI- është të pushtojë zemrat e qytetarëve. Ne duhet të mbyllim tranzicionin.

Djegja e mandateve ka qenë një veprim ekstrem. Protestat duhet të vazhdojnë. Aktet e dhunës nuk e favorizojnë opozitës. Viktima janë shqiptarët të cilët janë më të varfër më të plakur. Një nga problemet më të mëdha është largimi i të rinjve. – Nënkryetarit të LSI-së zotit Petrit Vasili i është refuzuar viza… Nuk besoj se i është refuzuar viza. Nuk kam informacion. Në qoftë se ka një njeri pa probleme ai është zoti Vasili. Megjithatë unë nuk e vë dorën në zjarr as për fëmijët e mi e as bashkëshortin tim. Por zoti Vasili ka qenë një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të ambasadës amerikane për reformën në drejtësi.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP