Dy të rinjtë që shihni në këtë foto humbën jetën mbrëmë në një aksident tragjik në aksin Kavajë-Rrogozhinë.

Të rinjtë udhëtonin me një mjet “Benz” me targa AA615VO, të cilin e kishin marrë me qira. Sipas policisë drejtuesi i mjetit për të shmangur këmbësorët që tentonin të kalonin nga njëri krah i rrugës në krahun tjetër ka humbur kontrollin, edhe si pasojë edhe e lagështirës mjeti është përplasur me tabelën e një karburanti çka ka sjellë vdekjen e tij si dhe të dy personave të tjerë.

Kështu humbën jetën në vend Gentjan Belba, 23 vjeç i cili ishte pasagjer në makinë si dhe 46-vjeçarja Lumturie Demrozi e cila tentoi të kalonte rrugën në momentin që u përplas.

Ndërkaq, në spital ndërroi jetë edhe shoferi 24-vjeçar Vilson Cara. Ndërsa vajza e viktimës 46 vjecare Xh.Demrozi 21 vjeçe dhe motra e saj 15 vjeçe ndodhen në spital jashte rrezikut për jetën.

Bëhët me dije se në automjet udhëtonin tre veta përfshirë pasagjerin Gentjan Belba 23 vjeç i cili ndërroi jetë në vendngjarje pas përplasjes.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP