Në vendin tonë çdo ditë e më shumë raportet e policisë po flasin për një fenomen në rritje, atë të largimit të adoleshentëve nga shtëpitë.

Kjo gjë shikohet si një shenjë rebelimi, por nga ana tjetër është edhe një problem shqetësues.

Djem dhe vajza adoleshente që largohen nga shtëpia ka pothuajse në çdo qytet në Shqipëri.

Disa të rinj kanë treguar për ‘’topchannel’’ se shumica prej tyre largohen prej shtëpisë për shkak të konflikteve në familje.

Një vajzë është shprehur kështu:

Kam një shoqe që grindet prej 2 vjetësh me të shtëpisë, madje ata e rrahin. Dhe sa herë ndodh kjo ajo largohet dhe kthehet në darkë.
Ka edhe nga ata adoleshentë që tregojnë se prindërit nuk i lënë të dalin nga shtëpia dhe nuk u japin para .

Ndërsa një i ri tjetër ka thënë:

Prindërit nuk duhet të bëjnë autoritarin me fëmijën, por të bashkëpunojnë si për çdo gjë tjetër në jetë. Ka mospërputhje brezash. Prindërit tanë janë rritur në komunizëm.’’

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP