MAQEDONI E VERIUT– Ashtu siç u parashikua, vizita e Papa Françeskut në Maqedoninë e Veriut u prit me nderime të mëdha. Gjatë vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut, Papa Françesku ka vizituar “Shtëpinë Muze të Shenjtores Nënë Tereza”.

I gjendur përballë shtatores së shenjtores me origjinë shqiptare, Nënë Terezës, Papa Françesku është përulur me gjithë dashamirësinë duke i bërë nderimet e merituara.

Në Muze ai është mirëpritur nga të gjithë prijësit fetarë, si : Kryepeshkopi Stefan, kreu i bashkësisë Islame dhe kreu i kishës ortodokse, të cilët e shoqëruan në një vizitë brenda muzeut Papa Françeskun.

Axhenda e Papës në Maqedoninë e Veriut:

1. Papa Françesku me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake do të mirëpritet nga Presidenti Gjorge Ivanov.

2.Takim me Presidentin Gjorge Ivanov dhe familjen e tij.

3.Takim me kryeministrin Zoran Zaev dhe familjen e tij.

4.Takim me përfaqësuesit e autoriteteve shtetërore, shoqërisë civile dhe trupit diplomatik në vend, pas së cilës fjalime do të kenë Presidenti Ivanov dhe Papa Françesku.