Jeni duke provuar gjithçka dhe ende nuk ia keni dalë të shpëtoni nga puçrat. Stresi, gjendja e paqëndrueshme hormonale si dhe ajri i ndotur ndikojnë në krijimin e tyre. Ndërkohë ka disa produkte që gjenden në shtëpi që mund t’i përthajnë ato brenda natës.

Pasta e dhëmbëve

Nëse mbuloni puçrat me pastë dhëmbësh lëkura e acaruar do të përthahet, enjtja zvogëlohet dhe skuqja do të zbehet.

Limoni

Gjithashtu elementët e limonit, acidi citrik dhe vitamina C do të kthehen në shpëtimtarët tuaj. Lëngu i limonit do të qetësojë puçrat e acaruara.

Kubat e akullit

Temperaturat e ulëta i zvogëlojnë poret e lëkurës, prandaj mbani një kub akulli të mbeshtjellë me një fasho për rreth tre minuta.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP