Vijojnë të dalin emra të përfolur për keq në listat e PS për zgjedhjet e 30 qershorit.

Këtë herë ndalemi në Durrës dhe analizojmë listën e 65 kandidatëve të PS-së për Këshillin Bashkiak të Durrësit.

Lista kryesohet nga Spartak Kovaçi, që është drejtori i Ujësjellësit, ndërsa ishte kandidat potencial edhe për të kandiduar si kryebashkiak, por në fund PS-ja vendosi Sakon.

E dyta në listë është Jolanda Mustafaraj, drejtoreshë e Rezidencave Qeveritare në Durrës, i treti është Alfred Mullaraj, kryetar i Këshillit të Qarkut të Durrësit, më pas vjen Ana Dhamo, pedagoge, Ani Dyrmishi, drejtor i Hekurudhave.

Ky i fundit ka qenë një ndër personat e listës së zezë, të publikuar nga Kryeministri Rama në faqen e tij në “Facebook”, pas anketimit të bërë nga qytetarët.

Pjesë e listës janë edhe Jurgen Dashi dhe Adriana Hatellari, që më parë kanë qenë pjesë e LSI-së, por tani kanë kaluar te listat e PS-së.

Pjesë e listës është edhe Orges Liperi, emër i cili është bërë publik në kohën e hetimeve për Saimir Tahirin, pasi njihej si njeriu që i kishte dhënë skafin privat ish-ministrit.

Në datën 8 gusht 2014, Tahiri, sipas hetimeve, kishte shkuar nga Saranda në Korfuz me një gomone “Solemar” 12-metërshe, që doli se ishte në pronësi të sipërmarrësit të bimëve mjekësore, Orges Liperi.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP