Vite më parë ish-modelja Kathryn Mayorga hodhi aku.za të forta ndaj futbollistit të famshëm, Cristiano Ronaldo, duke pretenduar se e kishte përd.hunuar. Kjo çeshtje u përfol gjatë dhe në mediet shqiptare për faktin se gruaja në fjalë kishte qenë e martuar me një ba.rist shqiptar që jetonte prej vitesh në Amerikë.

Cristiano u duk sikur e la pas këtë çeshtje, por kësaj radhe avokatët e Kathryn Mayorga i kanë gjurmuar adresën, të cilët avokatët e futbollistit ishin munduar ta mbanin sekrete.

Ylli i Juventusit mohon përdh*nimin e ish-modelit Kathryn Mayorga në një hotel në Las Vegas

Sulmuesi i Juventus kundërshton me forcë pretendimet se sulmoi ish-modelin Kathryn Mayorga në një hotel në Las Vegas dhjetë vjet më parë

Avokatët e zonjës Mayorga, nisën ‘të su.lmonin’ superstarin e futbollit në tetor, kur policia amerikane rihapi rastin.

Ekipi ligjor i Ronaldos ka qenë duke u përpjekur të heqë dorë nga rasti dhe gazetat gjyqësore thonë se nuk kanë pranuar të ndihmojnë në gjetjen e shtëpisë së tij.

Por tani, adresa e 34-vjeçarit në Torino, në Itali është gjetur më në fund pas një gjurmimi përmes të dhënave të pronave të mbajtura nga Autoriteti Qendror i Italisë ka raportuar “The Mirror”.

Avokatët që përfaqësojnë ish- modelen Mayorga pritet të dërgojnë dokumentin e thirrjeve gjyqësore në javët e ardhshme sapo të përkthehet.

Një zëdhënës i Ronaldos nuk pranoi të komentojë mbrëmë, por këmbënguli që pretendimet e lëshuara ishin “krejtësisht të rreme”.

Si u takuan Cristiano Ronaldo dhe Kathryn Mayorga?

Zonja Mayorga u takua me Ronaldon në klubin e natës në Las Vegas në 2009. Sipas një videoje ata po kërcenin në zonën VIP të klubit të natës “Rain”, brenda “Palms Casino Resort” ku edhe punonte 25-vjeçarja, zonja Mayorga.

Ajo pretendi se ylli i futbollit e përdh*noi atë në suitë luksoze dhe pranoi se ajo “ndihej e frikësuar”.

Ronaldo mohon me forcë pretendimet shpë.rthyese. Në kohën kur u shfaqën këto akuza, futbollisti u përgjigj: “Unë mohoj fuqishëm akuzat që po lëshohen kundër meje. Përdh*nimi është një kr.im i neveritshëm që shkon kundër çdo gjëje për të cilën jam dhe besoj. I prirur për të qartësuar emrin tim, unë refuzoj të ushqehem me spektaklin e krijuar nga njerëz që duan të promovojnë veten e tyre me shpenzimet e mia.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP