Geri Ballo është shqiptarja e parë që garon në zgjedhjet për parlamentin Europian. E vendosur në jug të Italisë ajo do të ketë kundërshtar ministrin e Brendshëm Mateo Salvini. Por kandidimi i saj nuk po kalon i qetë. Ballo është përballur me një mori su.lmesh për shkak të deklaratave të saj kundër Salivinit.

Ajo ka deklaruar:

Mos qëndroni gjatë gjithë ditës në mediat sociale, zakonisht u themi fëmijëve. T’ia tregosh këtë ministrit të Brendshëm është me të vërtetë poshtëruese.”
Kjo deklaratë solli reagimin e menjëhershëm kundër saj. Në krah të Geri Ballos kanë dalë edhe figura të tjera të politikës në Itali. I tillë është edhe presidenti i PD për rajonin e Lacios, Nicola Zingaretti, i cili mendon se su.lmet e shumta ndaj shqiptares kanë ardhur për shkak të origjinës së saj.

Gjithsesi duket se Ballo po vijon garën e pashqetësuar nga zërat e jashtëm dhe kritikat përmes rrjeteve sociale që vijnë në drejtim të saj.

Në një intervistë ajo është shprehur:

Në Itali mbërrita në fund të viteve ’90, isha 11 vjeçe. Lega Nord bënte manifestime ku kr.iminalizoheshin shqiptarët dhe kjo më lëndoi. Nuk kam për ta harruar. Historia ime si një fëmijë emigranti, një e diplomuar në marrëdhëniet ndërkombëtare, që flet për mua dhe është historia e shumë të tjerëve. Unë nuk kam frikë nga një konfrontim me Salvinin dhe në përgjithësi me këdo. Por unë do të doja t’i thosha Salvinit: të largohet nga gjuha e dhu.nshme, e atyre që gjithmonë kërkojnë a.rmikun. Salvini dikur ishte kundër shqiptarëve, pastaj kundër rumunëve, kundër romëve. Ndërsa tani kundër grave dhe çdo lloj pakice. Unë tregoj për jetën time dhe për shumë njerëz, jo vetëm për shqiptarët, të cilët kanë jetuar këtu për 30 vjet dhe janë të integruar dhe të respektuar. Kur mbërrita në Cuneo ndjeva një ndjenjë solidariteti dhe komuniteti më lejoi të kisha mundësitë që arrita. Të gjithëve ju kujtohet se si njerëzit largohen nga lu.fta, nga uria, por janë në gjendje të imagjinojnë një të ardhme. Sfida shumë e rëndësishme është për të mos u shtyrë më në nacionalizëm. Të ndihesh evropian është bukur, unë vij nga një vend që ishte nën një regjim të egër deri afër 30 vite më parë. E kam të qartë se çfarë do të thotë të qëndrosh prapa mureve. Evropa si ideal është shumëçka dhe nuk mund ta mohosh. Përkundrazi! Duhet t’i kthehemi ëndrrave si ato evropiane, në mënyrë që të mos biem në cinizmin e shëmtuar që përfaqëson Salvini.”
Geri Ballo, ka lindur në Shqipëri, konkretisht në Tiranë dhe është vajza e gazetarit Artur Zheji. Ajo ka përfunduar studimet në Torino ku është diplomuar në nivelin Master.

E reja ka punuar më herët në fushën e diplomacisë dhe është marrë kryesisht me çështjen e minoriteteve. Ndërsa prej 6 vitesh ka ndjekur karrierën politike në Ambasadën Shqiptare në Itali.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP