Gjatë pasdites së sotme ra në sy një ceremoni madhështore e fiksuar nga droni brenda një hoteli luksoz 50 metra nga kryeministria rreth vendit ku po mbahej protesta e opozitës.

Teksa opozita e bashkuar kishte mbledhur dhjetëra qytetarë për të protestuar në protestën e 6-të kombëtare në vend, në anën e një hoteli pranë kryeministrisë kishte “plasur” ahengu.

Ambienti elegant binte ndesh me atmosferën e krijuar jashtë me tymuese dhe britma.

Një ceremoni e pazakontë kjo ku një mur ndante të ftuarit të cilët ishin mbledhur për të gëzuar, nga 1500 efektivë që ndodheshin në terren, Kryeministria e rrethuar me gardh dhe kamerat e “ngjitura” mbi çdo shtyllë.

Sipas burimeve, ka qenë njëra prej motrave të ish-deputetes demokrate Grida Duma e cila po kurorëzonte lidhjen e saj të dashurisë në martesë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP