Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, pranë rrethrrotullimit të nje qendre tregtare.

Burime nga policia bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë dy mjete dhe si pasojë është aksidentuar këmbësorja 67 vjeçe me iniciale N.B, e cila ka ndërruar jetë në spital.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku edhe po dokumenton rrethanat e mundshme të aksidentit.

“Në aksin rrugor Tiranë – Elbasan, në afërsi të TEG-ut, janë përplasur dy mjete, si pasojë është aksidentuar këmbësorja N.B, 67 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.”-njofton policia./Balkanweb

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP