Ideja e Merkelit është të standardizojë vendet në një standard të vetëm, të lidhur me koston e jetesës në vendet e BE-së.

Gjatë një konference të Organizatës Ndërkombëtare të Punës në Gjenevë, Angela Merkel ftoi Bashkimin Evropian të studionin një mënyrë për të siguruar që të gjitha vendet të kenë një pagë minimale të njëjtë, duke pretenduar se duhet të ekzistojnë kushtet e punës të barabartë në të gjithë bllokun.

Sipas saj, ndërsa Gjermania dhe anëtarët e tjerë të BE-së kanë një pagë minimale kombëtare është e nevojshme të shqyrtohet si mund të ketë paga minimale të krahasueshme kudo, duke marrë parasysh standardin e jetesës në vende të ndryshme.

Kancelarja gjermane u shpreh e shqetësuar se shumë kompani nuk kanë drejtues femra. “Edhe në vendet e industrializuara, barazia ndërmjet grave dhe burrave në ekonomi lë shumë për të dëshiruar,”-u shpreh ajo.

Në vitin 2014, Angela Merkel pati sukses, për herë të parë, në vendosjen e pagës minimale të përbashkët për të gjitha kategoritë për punëtorët gjermanë, të cilët deri në atë moment nuk kishin pasur të tillë pagesë.

Në atë kohë, Angela Merkel shkoi kundër dëshirës së partisë së saj, konservatorëve të CDU-së dhe në marrëveshje me socialistët e SPD-së ajo filloi një dialog me partnerët socialë për të siguruar që regjimi i pagave në fuqi deri atëherë të përfundonte.

Ajo i dha fund sistemit, sipas të cilit secila kategori kishte kontratën e vet dhe shpërblimin e tij (e ngjashme me atë në Itali) dhe bëri që gjithë të kishin një pagë minimale prej 8.50 euro në orë (sot është rritur në 9.19 euro dhe nga 2020 ajo do të jetë 9.35 në orë).

Deri më sot, pothuajse të gjitha vendet evropiane kanë një pagë minimale, në të gjitha kategoritë. Përjashtimet janë disa vende duke përfshirë Italinë, Austrinë, Qipron, Danimarkën, Finlandën dhe Suedinë.

Vendet me pagën minimale më të ulët janë Lituania (2.19 euro), Estonia (3.21), Portugalia (3.75) dhe Greqia (3.94). Ata me pagën më të lartë në orë janë Holanda (9.44 euro në orë), Irlanda (9.80) dhe Luksemburgu (11.90 euro në orë).

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP