Mërkuri, planeti i komunikimit dhe udhëtimit ka qenë deri më tani në shenjën e tij të preferuar: Binjakët.

Gjatë javëve të fundit keni qenë optimistë, jeni ndjerë energjikë aspak të zymtë, mendimet ju kanë rrjedhur fjollë, por duket se kjo situatë aq e patë.

Prej ditës së djeshme 4 qershorit, Mërkuri ka kaluar në shenjën e ujit Gaforres dhe nëse nuk i përkisni kësaj shenje apo Akrepit e Peshqëve, atëherë jeta juaj do të kthejë 180 gradë.

Shenjat që do e ndjejnë më së shumti tranzicioninin janë Dashi, Peshorja dhe Bricjapët.

Tanimë të gjithë e njohin reputacionin e Gaforreve, ndaj kjo lëvizje në qiell nuk është se paralajmëron lajme edhe aq të mira, *të paktën për shenjat e tokës apo zjarrit që nuk janë aq të ndjeshme sa ato të ujit, shkruan meganews.al.

Me Merkurin në Gaforre fokusi juaj do të rrotullohet rreth marrëdhënieve tuaja më të ngushta, familjes, shtëpisë e ndjenjave. Ju do të jeni shumë të ndjeshëm dhe gjatë javëve në vazhdim do të ndikoheni nga gjendja e të tjerëve emocionale, doni apo s’doni ju.

Mendimet tuaja janë të lidhura ngushtë me zemrën tuaj tani, kështu që çdo gjë që ju mendoni dhe thoni është e stërholluar dhe e mirëmenduar.

Gaforrja njihet si një nga shenjat më agresive, por pasive, të cilën inati e gërryen nga brenda. Gjatë kohës që Mërkuri është në shenjë, jo vetëm të lindurit në fundin e muajit qershor e fillimin e korrikut, por të gjitha shenjat do të ndihen nga pak Gaforre.

Bëhuni gati për keqkuptime dhe konfuzione! Por një këshillë mund t’ju shpëtojë nga shumë konflikte: Mos merrni gjithçka si sulme personale!

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP