Në selinë e Partisë Socialiste paraditen e kësaj të hëne ka shkruar ambasadorja e OSBE/ ODIHR, Audrey Glover. Sipas burimeve ajo do të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama si dhe kreun e grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Ky takim vjen në javën e fundit dhe vendimtare për të parë nëse vendi do të shkojë në zgjedhje lokale apo jo.

Mazhoranca qeverisëse e ka cilësuar si nul, dekretin e presidentit Ilir Meta për anulimin e datës së zgjedhjeve, ndërsa opozita e cila njeh këtë dekret thotë se vendi nuk do të zhvillojë zgjedhje.

Ditët e fundit kemi patur dhe disa përplasje në bashkitë e drejtuara nga opozita, të cilat kanë kërkuar largimin e KZAZ-ve nga ambientet e administruara prej tyre. / Opinion

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP