Briken Fejzullai, ish-kryebashkiaku i natës në kryeqytet, ka shpërthyer në zemërim ndaj sjelljes së kryeministrit, Edi Rama, në ceremoninë e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës, në prani të ish- presidentit Bill Klinton. Shfaqjen e Ramës me syze të errëta dielli në një ceremoni të tillë solemne ku merrnin pjesë personalitete botërore, Fejzullahu e quan perverse.

“Po të shkoje në Kosovë si Vini i Kiços, unë nuk do të kisha asnjë problem nëse do të ishe me syze, apo pa brekë… por duke qenë se shkove si Kryeministri i Shqipërisë, më thuaj pak çfarë taksirati kam unë si shqiptar; të identifikohem me perversitetin, arrogancën, injorancën dhe fodullëkun tënd prej dhie të zgjebosur me bishtin përpjetë?! Por mbi të gjitha: po mos të dëgjoje vetëm “Dopio pitet” apo Mamicat me gjunjët gjak që mban pranë, por t’u vije veshin këshilltarëve prej vërteti; do e dije që edhe Andrea Bocelli, i heq syzet në shenjë respekti kur takon Presidentin amerikan, o KARizmatiku i Surrelistanit!”- shkruan ish-kryebashkiaku i natës në statusin e tij

Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama si i ftuar “Vip” me rastin e 20-vjetorit të Çlirimit të Kosovës, u injorua nga ish-presidenti amerikan i cili nuk denjoi që ti jepte dorën një individi me syze të errëta, që më shumë ngjante si truprojë, se sa si kryeministër i një vendi.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP