Vali Corleone për disa muaj i kishte munguar ekranit, por së fundmi është rikthyer dhe ka zbuluar shumë në një intervistë për emisionin “N’Kosovë show”.

Gjatë intervistës Vali foli edhe për jetën private të cilën e ka ruajtur në mënyrë hermetike prej vitesh.

Vali zbuloi se ka pasur të dashur Miss Botën por më pas e la duke treguar edhe arsyen e çuditshme.

“Kam pasur Miss Botën të dashur. Lidhja ka zgjatur 2 ose 3 muaj dhe e lashë. E lashë sepse ishte më e bukura në botë. Duke u menduar thashë ‘Kjo qenka më e bukura në botë?’ dhe e lashë”, u shpreh Vali.

Gjithashtu ai nuk e zbuloi me cilën prej modeleve që kanë fituar Miss Botën ka qenë i lidhur.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP