Fanatikët e astronomisë u zunë në befasi të premten, kur presidenti Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se Hëna është pjesë e planetit Mars.

Përmes një postimi në Twitter, ku ai e komentoi politikën e administratës së tij për Hapësirën, presidenti amerikan shkroi: “Me të gjitha paratë që po i shpenzojmë, NASA nuk do të duhej të fliste për shkuarjen në Hënë. E kemi bërë këtë para pesëdhjetë vjetësh”.

Ai shtoi: “Ata do të duhej të përqendrohen në gjëra shumë më të mëdha që jemi duke i bërë, përfshirë Marsin (pjesë e të cilit është Hëna), mbrojtjen dhe shkencën”. Deklarata e tij i habiti shumë njerëz që e përcjellin astronominë, sepse Hëna tradicionalisht nuk është vlerësuar si pjesë e Marsit.

Sipas teorisë kryesore, Hëna është krijuar nga ndeshja e planetit Tokë me një trup tjetër qiellor të madhësisë së përafërt me të. Mesatarisht, Marsi qëndron 225 milionë kilometra larg Hënës. NASA nuk i është përgjigjur pyetjes së gazetës “The Guardian” nëse Hëna është pjesë e Marsit.

Deklarata e presidenti amerikan ishte befasuese për shkak të entuziazmit të tij në të kaluarën lidhur me udhëtimin në Hënë. Kritika e tij ndaj NASA-s për studimin e Hënës erdhi vetëm tri javë pasi ai e kishte lavdëruar një ide të tillë.

Më 13 maj, Trump kishte shkruar në Twitter: “Do të kthehemi përsëri në Hënë”. Për më tepër, zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, kishte deklaruar në tetor të vitit të kaluar se është i vendosur t’i shohë amerikanët përsëri në Hënë në një të ardhme të afërt, shkruan “The Guardian”

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP