Klodian Ciruna, personi që mashtroi tre biznesmenë në Tiranë duke u marrë një shumë prej 488 mijë euro, teksa shtirej si miku i kryeministrit Edi Rama dhe djalit të tij, rrezikon të dënohet me 10 vite burgim. Kjo masë dënimi është kërkuar në gjykatë nga prokurori i çështjes Bledar Maksuti, i cili i tha gjykatës se Ciruna rezulton të ketë mashtruar tre biznesmenë duke i marrë një shumë prej 488 mijë euro. Ciruna që momentalisht ndodhet i izoluar në burg, është djali i Irma Kapllanit. Duke ju referuar listës publike të konsujve të nderit që ministria e Jashtme ka publikuar, rezulton se Irma Kapllani është konsulle e nderit e Indonezisë në Shqipëri. Ciruna ka hyrë në këtë gjykim me gjykim të shkurtuar, ndërkohë pas dhënies së pretencës së prokurorit, pritet që në ditët në vijim të japë konkluzionet avokatët mbrojtës.

Klodian Ciruna, një person që herë hiqej si prokuror herë si gjyqtar dhe me dike tjetër prezantohej, si djali i kryeministrit, dhe herë si vetë kryeministri Edi Rama, është akuzohet nga prokuroria e Tiranës, për akuzën e “Mashtrimit me shumë se një herë”. Sipas hetimeve të kryera Ciruna rezulton të ketë mashtruar tre biznesmenë, mes tyre dhe një Italian duke u marë atyre në total një shumë prej 488.300 mijë euro.

Klodian Ciruna, i cili rezulton pranuar i një qendre “Call Centeri” në Tiranë, sipas dosjes së prokurorisë ka mundur të mashtrojë italianin Tommaso Sciavon, biznesmenin Luan Duraj dhe ndërtuesin Petraq Koka.“Shqiptarja.com” mëson se Ciruna gjatë takimeve me tre personat e sipërcituar prezantohej si prokuror apo si gjyqtar. Ndërkohë që këtyre të fundit u thoshte se kishte lidhje të ngushta me djalin e kryeministrit Edi Rama, Gregor Ramën madje dhe vetë kryeministrin Rama. Duke shfrytëzuar këto teknika të mashtrimit, Klodian Ciruna, arrinte t’i bindte viktimat e tij duke u marrë shuma të konsiderueshme në euro, të cilët i jepnin me shpresën se Ciruna do i mundësonte leje ndërtimi nga bashkia e Tiranës. Madje për të bindur se këto para shkonin për djalin e kryeministrit apo vetë kryeministrin Rama, Ciruna arrinte të telefononte viktimat me numra të ndryshëm, duke u hequr se ishte Edi Rama apo Gregor Rama.

I pari që ka rënë në grepin e mashtrimeve të Cirunës, është një biznesmen nga Italia, i quajtur Tommaso Sciavo. Ky i fundit mësohet se ka një biznes privat për tregtimin e peliçeve dhe xhaketave të lëkurës në zonën e “ish-bllokut” në Tiranë. Italiani është njohur me Klodian Cirunën, i cili sipas tij i është prezantuar si prokuror dhe Ciruna së bashku me disa të afërm të tij e kanë mashtruar duke i thënë të blinte një banesë në shumën prej 30 mijë e 300 euro. Italiani ka paguar këto para, por në fakt nuk është bërë ende dhe sot pronar i kësaj shtëpie.

Njëherësh Ciruna ende nuk ja ka kthyer eurot e marra. Pas këtij mashtrimi Klodian Ciruna piketon viktimën e rradhës ku këtë herë është ndërtuesi Petraq Koka, i cili qysh prej vitit 2003 ka lidhur një kontratë sipërmarje për ndërtim pallati me familjet Muça, Pasmaçi, Shkëmbi, Bodinaku dhe Mjedi. Nga 2003 deri në 2012 Koka ka bërë disa herë tentativa për nxjerrjen e lejes ndërtimore në bashkinë e Tiranës, por të gjitha përpjekjet kanë qënë pa rezultat, pasi territori ku do ndërtohej objekti llogaritej si zonë e gjelbër. Sipas tij me shpresën e nxjerrjes së lejës së ndërtimi ai ka zhvilluar një takim me një ndërtues të njohur në Tiranë Fatmir Hoxha, i cili i ka thënë se për të mareë lejen në bashki duhet të paguash 180 mijë euro dhe njëherësh e ka prezantuar me Klodian Cirunën. Gjithmonë sipas dëshmisë së ndërtuesit Cirunës fillimisht i ka dhënë shumën prej 100 mijë euro, i cili i ka pohuar se këtë shumë do ia çonte të madhit.

“Në total këtij personi i kam dhënë 225 mijë e 500 euro dhe isha në pritje vetëm të daljes së lejes ndrtimore. Por kur leja po vonohej unë kam filluar sms-të me të gjithë numrat që disponoja që më ishin prezantuar si personat që do më zgjidhnin punë”-thotë Petraq Koka.

Më tej ky i fundit nënvizon se në tetor 2017 i ka shkuar një sms nga numri 06984XXX, i cili është prezantuar si Gregur Rama, si djali i kryeministrit. Duke besuar se qenka dhe ky personazh në mes për punën e lejës time kam krijuar një besim në vetvete duke thënë se po mbaroj punë. Por përsëri nga ky numër kam marrë shumë premtime për rikonstruksionin e pallatit të kongreseve, rrugën e Qeparoit, por duhet që unë të bëja ndonjë pagesë tjetër. Por duke qenë se kisha marrë vetëm premtime dhe asnjë gjë nuk ishte bërë për sa i përket punës që kërkoja të mbaroja, kam filluar ti kërkoj lekët mbrapsht si Klodian Cirunës por edhe personit që më prezantohej si Gregor Rama. Ndërsa në dhjetor të 2017 në telefon më ka ardhur një mesazh me fjalë fyese duke më thënë se më kërcënon djalin tim, dhe se në fund të mesazhit ishte shkruar “…unë jam Edi Rama…”.

Këto kërcënime kanë vijuar deri në janar 2018, me numra të ndryshëm. Ndërsa në datën 26 maj 2018 kam vendosur ti shkruaj kryeministrit Edi Rama,duke e vënë në dijeni se çfarë ka ndodhur, duke i pohuar se kishte rënë preh e një mashtrimi nëpërmjet Klodian Cirunës, i cili me sa duket po abuzon me emrin e kryeministrit dhe djalit të kryeministrit. Nga ana e portalit të kryeministrit Rama ka ardhur përgjigjja me tekst “…nuk e kam idenë për çfarë bëhet fjalë dhe nuk kam asnjë lloj lidhje me asgjë që shkruan…”. I ndodhur përballë një mashtrimi klasik, biznesmeni ka vendosur që në maj të 2018 të shkojë vetë në Bashkinë e Tiranës dhe të takojë personalisht Detjon Baboçin me detyrë Drejtor i Urbanistikës në bashki dhe Arbian Mazniku me detyrë nën/kryetar Bashkie.

Pasi i ka treguar të gjithë historinë e tij dy zyrtarëve të bashkisë, ata e kanë orientuar që Koka ti drejtohet me një kallëzim prokurorisë së Tiranës. Të njëjtën skemë mashtrimi ka përdorur edhe me biznesmenin Luan Duraj, të cilit Ciruna i ka marrë një shumë prej 232 mijë e 500 euro me premtimin se do i nxirrte një lejë ndërtimi, pasi sipas Duraj, Ciruna i ishte prezantuar si biznesmen, jurist dhe që kishte shumë lidhje. Plus që shumë shpejt do emërohej gjyqtar ose kandidat për këshilltar ligjor pranë kryeministrit Edi Rama. Nisur nga kjo situatë Duraj ka pranuar ti dorëzojë shumën prej 232 mijë euro. Por pas dhënies së kësaj shume, Duraj ka filluar të hulumtojë se kush është ky person dhe çfarë përfaqëson,duke kuptuar se kishte të bënte me një mashtrues. Kaq ka mjaftuar që ai të kërkojë sasinë e eurove mbrapsht dhe ti drejtohet prokurorisë së Tiranës me një kallëzim penal për mashtrim./Shqiptarja

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP