Një automjet ka dalë nga rruga mbrëmjen e djeshme në Shkodër duke shkaktuar një aksident me vdekjen e një personi, ndërkohë që dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Mësohet se viktima është Ndue Gjokaj i cili ishte pasagjer në automjetin me të cilin udhëtonin dhe dy persona të tjerë.

Aksidenti mësohet të ketë ndodhur si pasojë e humbjes së kontrollit nga ana e shoferit, duke bërë që automjeti të përfundonte në kanal.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të tij.