Nikollë Lesi botuesi i Koha Jonë ka përshkruar një skenar të ngjashëm me grusht shteti, duke thënë se situata për shkak të krizës politike mund të dalë jashtë kontrollit me përfshirjen e ushtrisë.

Lesi tha se situata mund të dalë jashtë kontrollit dhe ka gjasa të dalë ushtria në rrugë, pasi Presidenti është komandant i përgjithshëm i ushtrisë.

Sipas Lesit, në këto momente, kryeministri Edi Rama ndodhet në një restorant të Tiranës me disa këshilltarë të tij për të zbutur qëndrimin kundër presidentit Ilir Meta.

“Edi Rama ka mbledhur stafin e tij në një restorant dhe po diskuton. Ata do jenë duke e këshilluar dhe qetësuar. Shpresoj që të jetë më i qetë ditën e nesërme dhe t’i thërrasë arsyes e të ulet në bisedime për të kërkuar një marrëveshje të madhe. Të ndryshojë sistemin zgjedhor, të përcaktohet Presidenti nga populli, të vendosë një ligj që një parti që djeg mandatet të shkrihet si parti politike”, tha Lesi.

Ai gjithashtu shtoi se “negociatorët që janë tani në takim me Kryeministrin, janë negociatorë brenda PS”.

“Këshilltarët, oligarkët që po e bindin dhe po i tregojnë se vendi do shkojë në përplasje në 30 qershor. Kam informacione që nga PS edhe në këto moment po të duash, edhe nga Kryeministri që është duke diskutuar me ca oligarkë, janë duke u munduar që të gjejnë një urë për t’u ulur në bisedime”, deklaroi Lesi.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP