Kryeministri Edi Rama e ka nisur ashpër fjalën e tij për dekretin e presidentit Ilir Meta për të anulluar zgjedhjet.

Mes të tjerash, Rama u shpreh se Meta është politikan i vetëm që Shqipëria i ka bërë më shumë ndere, madje duke i falur edhe skandale.

“Ky Kuvend sot duhet të ishte Kuvendi i bashkimit të njëzëshëm të të gjitha forcave politike për të tërhequr vëmendjen e të gjitha shteteve anëtare të BE. Ky kuvend duhet tu drejtohej me një rezolutë për tu kërkuar njohjen e meritës së Shqipërisë e kushteve të vëna prej tyre dhe miratimin e rekomandimit të KE për celjen e negociatave. Por fatkeqësisht kuvendi është i detyruar të merret me një akt br utal, të patolerueshëm të Metës. E pyes shpesh veten cfarë kërkon më shumë Ilir Meta nga Shqipëria. Kujt i ka bërë Shqipëria më shumë ndere sesa këtij njeriu. Të cilit pa mbushur ende 5 vjec e ka bërë edhe kryeminsitër, edhe kryetar kuvendi edhe kryetar të republikës.

Kujt më shumë se Ilir Metës i janë falur skandalet dhe i është dhënë mundësia të rilindë i burrëruar, kujt përpara Ilir Metës i takon të pyesë veten që ti lajë borxhet, që t’ua lajë shqiptarëve llumin me borxhe që u kam, socialistëve borxhet e të gjitha rasteve që më kanë mbështetur, më kanë toleruar. Janë pyetje retorike këto, historia e shtetit nuk e gjen një të dytë politikan që të ketë qenë si ai. Iliri është mësuar keq, ta tundojë zotin e tij, fatin e tij, duke u bërë me vend e pavend protagonist i një skene ku Metës asnjëherë nuk i mjafton vendi që ka. Jo president të Republikës por mbret të të gjithë shqiptarëve po ta shpallin prapë se prapë ai nuk do ndjehej mirë. Nu kdo ndalej së tunduari fatin e vet, me pangopësinë e tij, me pagjumësinë e tij. Sot jemi këtu dëshmitarë të një zarari të madh”, tha Rama.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP