Gazetari Ylli Rakipi, i ftuar në “Provokacija” eshte ndaluar mes te tjerash edhe ne pergjimet me te fundit te publikuara nga media prestigjioze gjermane “Bild”, të cilat kanë lidhje me dosjen “339”.

Sipas Rakipit, Rama per te shpetuar veten eshte gati te sakrifikoje dhe te prese gjithe te tjeret, dhe kete gje po ben se fundi edhe me Vangjush Dakon.

Sipas tij, njesoj ka bere me Saimir Tahirit, Fatmir Xhafajt e te tjere qe ka pasur perreth.

Duke iu referuar daljes së fundit të Vangjush Dakos në emision përballë gazetarëve, Rakipi tha:

Në atë emision unë pashë se si ishte urdhëruar ekzekutimi i Vangjush Dakos, e morën e hapën, i futën gjithë thikat. Ai nuk dilte, se disa orë para e mora unë, i thashë “A mund të dalësh? Më tha,- jo, unë kam mbaruar punë”. Ai kishte vendim të mos dilte, por mori urdhër të dilte.

Cfarë interesi kishte Rama?– e pyet Mustafa Nano

Rakipi: Interesin që kishte për asgjësimin e Saimir Tahirit dhe vetëm Edi Rama të shpëtonte. Interesin e Xhafajt, i cili e rrezikonte në një plan tjetër dhe vetëm të shpëtonte Edi Rama. Asgjësimin e gjithë qeverisë së vet. Po pse Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri i kanë fajet? Vetëm Edi Rama është njeriu që duhet të shpëtojë dhe që bën të gjitha të mirat, të gjithë të tjerët mund të rrëzohen?! Dje rrëzoi Vangjushin, që vetëm të shpëtojë Edi Rama”, tha Rakipi.

Urdhër për të prerë vangjushin, vetëm të shpëtojë rama, të shkurtojë vangjushin

Mustafa Nano: Pse nuk thonë gjë për Ramën, budallenj janë këta?

Rakipi: Po ka rregulla, jo mafia në pushtet vetëm, po mafia rajonale në jug të Italisë psh, kishte rregulla që kur del nga loja je i detyruar ti përgjigjesh deri në vdekje.

Saliu realizonte të njëjtën gjë por me mënyrë tjetër. Ky i pabesë dhe i pacipë i shkatërron, ky. Ai thotë, të thashë fito votat në Durrës, po stë thashë të marrësh Avdylajt, u thotë, e të dalin përgjime. Pse nuk e dinte Rama si e mori Saimri Tahiri mandatin e 18 si deputet? Që nuk e merrte zoti në vinte në tokë, e mori me blerje Mustafa.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP