Një nënë e re me siguri e kupton Xhensilën. Kur bëhesh nënë për herë të parë, e gjithë vëmendja është tek krijesa që kë sjellë në jetë. Njësoj ndodh edhe me fëmijët e tjerë, por kujdesi tek fëmija i parë është më i madh. Këngëtarja e njohur Xhensila duket të jetë “e fiksuar” pas Ajkës dhe ajo është bërë qendra e vëmendjes kudo ku është. Madje në një video në Instastory, Xhensila na zbulon se në çantën e saj Dior, nuk mban më produkte kozmetike, ndonjë buzëkuq për shembull, por aty brenda ka vetëm gjëra të Ajkës.

Një vajzë e pyet Xhensilën në video “Ke ndonjë buzëkuq në çantë?”

Pa e kontrolluar çantën ajo thotë “Po”, mirëpo më pas zbulon se ka vetëm gjëra të Ajkës.

“Kanotiere, bluza e gocës, kremrat e Ajkës, letër e lagur, napë, kordele, pampers, manikotë, çuçat, jo për Zotin nuk kam”,-thotë Xhensila.

oti

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP