Amela Kalari është vajza bukuroshe që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve në “Miss Universe Albania”. Edhe pse nuk arriti të shpallet fituese ajo u përzgjodh si shoqëruesja e dytë e Miss-it!

Pasditen e djeshme ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku folu për eksperiencën e saj në “Miss Universe” dhe për jetën personale.

Amela ka lindur në Durrës, por ka jetuar në Angli ku është shpërngulur me familjen shumë vite më parë.

Miss-i u shpreh se dashuria do të ishte arsyeja që do e kthente përgjithnjë në Shqipëri dhe tregoi se do pranonte të jetonte këtu nëse partneri i ardhshëm do ishte shqiptar.

“Djemtë shqiptar janë më shumë familjarë, janë njerëzit tanë e kuptohemi më shumë, edhe traditat janë njësoj”, u shpreh Amela.

E pyetur nga moderatorja Bieta Sulo nëse do e preferonte partnerin me origjinë tropojane si e ëma apo korçar si i ati, Amela u shpreh që e donte korçar.

“Babi na i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe të gjithë thonë që korçarët janë shumë familjarë. Është e vërtetë mesa shoh unë me babin”, u shpreh 22-vjeçarja.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP