Kryeministri Edi Rama vijon ironinë në rrjetet sociale me liderët e opozitës, Bashën dhe Kryemadhin, por edhe ish-kryeministrin Sali Berisha.

Ai ka shpërndarë në Instagram një meme të Monika Kryemadhit, së cilës i referohet gjatë gjithë fjalimeve të tij si fallxhorja dhe ish-kryeministrit Berisha duke pirë kafe.

Në sfond duket Basha dhe logoja e PD-së, por edhe Rama i qeshur duke shikuar cfarë po ndodh. Memen kryeministri e shoqëron me statusin me një ‘thumb’ për Presidentin Meta.

“Filxhoni po Liri ku o?…Aaaa do jetë në filxhon t’u shpernda parlamentin”, teksa para dy ditësh Meta i kërkoi KQZ-së listën e plotë me deputetët në cdo qark duke ngritur dyshime se mund të shpërndajë parlamentin, që është një kërkesë e opozitës prej disa muajsh.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP