Pas prezantimit të një të një videoloje të re në 3D, e cila ka për personazh kryesor ish-diktatorin, Stalinin, ka bërë që komunistët në Rusi, të ndihen të revoltuar.

Loja titullohet “Se ks me Stalinin”me protagonist ish-liderin e Bashkimit Sovjetik. Loja është krijuar nga “Steam”, një distributor global në fushën e videolojërave, dhe pritet të jetë në treg më 10 tetor të këtij viti.

Sipas “Daily Storm”, për të ngjallur interesin e blerësve, foto të prera nga videoloja e tregojnë Stalinin të zh veshur dhe në pozicione të ndryshme. Madje në një prej tyre, ai është i zhveshur në këmbë në një mjedis që duket si zyrë dhe u ngre gishtin përdoruesve të lojës. Ndërsa interesi për ta parë Stalinin në praktikat seksuale BDSM është shumë i madh, i tillë është edhe indinjimi i komunistëve.

Maxim Suraikin, kryetar i Partisë Komuniste në Rusi, i ka quajtur të çmendur krijuesit e lojës.

“Duhet të ndalohet patjetër. Edhe vetë titulli tingëllon pervers. Nga ana tjetër, ata janë thjesht njerëz pa nder dhe pa ndërgjegje, të cilët po përpiqen me zell të dëmtojnë popullaritetin e Stalinit”, ka thënë ai.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP