Deputetja Rudina Hajdari ka dënuar ashpër dekretin e presidentit Ilir Meta për të anulluar zgjedhjet lokale.

Nga foltorja e Kuvendit ku po zhvillohet debat për këtë dekret, Hajdari ironizoi rëndë Metën duke përmenduar edhe simbolin e shqiponjës me duar nga kreu i shtetit në momentin e firmosjes së dekretit.

Mes të tjerash deputetja u shpreh se zgjedhjet do shtyhen vetëm një muaj dhe e gjithë kjo sipas saj bëhet me konsensut të Ramës, Bashës dhe Metës për pushtetin e tyre.

“Bën edhe gjeste patriotike. Nuk mund të më thotë presidenti se unë jam patriot. Është një akt i shëmtuar që të vjen për të qeshur kur e shikon. Duhet të kuptojmë thelbin. Nëse argumentojmë në mënyrë juridike, sot mund të thotë ka takuar ca njerëz. Presidenti mund të thotë për hir të Shqipërisë të kthejmë ligjin me vd ekje. Mendoni se organet e drejtësië mund ta kthejnë këtë. Ku jemi këtu. Ky njeri po bën akte në sajë të interesit të vet apo të publikut. Ai e ka gruan në parti. Jemi lodhur me këtë gjendje, e di çfarë mudn të ndodhë të dashur shqiptarë në më të mirën e rastit zgjedhjet do shtyhen vetëm një muaj, muajin tjetër do kemi zgjedhje. A ja vlejti gjithë ky bojkot, a ia vlejti barra qiranë, absolutisht jo. Kjo bëhet që këta të tre të ulen bashkë dhe të bëjë një konsultë për të zgjatur pushtetin e tyre. Kaq është të dashur shqiptarë, kaq mund tu them që bëjnë politikanët në Shqipëri. Është koha që ne të largohemi nga këta njerëz”, përfundoi Hajdari, ndërsa mori duartrokitje nga salla.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP