Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump e mohon që vëllai i di ktatorit koreano-verior Kim Jong Un, të ketë qenë agjent i CIA-s. “Ajo që di është se kjo marrëdhënie nuk do të kishte ndodhur nën kontrollin tim. Por nuk e di, askush nuk e di”, tha Trump.

Kjo çështje është sjellë edhe njëherë në vëmendje pas raportimit të Wall Street Journal se Kim Jong Nam ishte një spiun i CIA-s. Sipas të gazetës, ai është takuar disa herë me agjentë sekretë amerikanë.

Duke cituar burime sekrete brenda inteligjencës, e përditshmja amerikane raporton se Kim Jong Nam, i cili prej vitesh jetonte në enklavën autonome të Makaut, me shumë gjasë ka qenë në kontakt edhe me shërbimet sekrete kineze. Ky bashkëpunim i tij mund të ishte shumë i rr ezikshëm për të vëllain.

Kujtojmë se Kim Jong Nam u v ra nga dy gra të cilat i hodhën gaz nervor në fytyrë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP