Akademiku Artan Fuga, ka dhënë al armin se Shqipëria po shkon drejt çm endurisë, pasi sipas tij, politika po mas akron shkencën.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Fuga shkruan se në Komisionin e Medias po shkruhet arbit rarisht ligji për shkencën dhe akademinë e saj, pa asnjë ekspert.

I revoltuar në masë, akademiku iu bën thirrje shqiptarëve të emigrojnë sa të munden, duke shtuar se dita e fundit ka ardhur.

“Deputetët po shkruajnë edhe ligjet e Njutonit, edhe ekuacionet e Maksëellit! Sot e nesër po ndodh m asakra mbi shkencën shqiptare: Në komisionin e edukimit dhe medias të Kuvendit të Shqipërisë po shkruhet arbitrarisht ligji për shkencën dhe akademinë e saj, pa asnjë ekspert, atje ku me ndonjë përjashtim minimal nuk ka asnjë doktor shkencash, nuk ka për bé asnjë kërkues shkencor, nuk ka pothuajse asnjë pedagog universiteti, nuk ka për bé asnjë specialist të menaxhimit të shkencës dhe kërkimit shkencor!

Shqipëria drejt çme ndurisë: politika shkruan shkencën! Politika po e m asakron shkencën! Të shpëtojë kush të mundet, emigroni, futuni nëpër tunele, shtrihuni barkaz, vendosni kundragazet, hapni bunkerët, merrni pyjet! Dita e fundit ka ardhur!”, thekson akademiku.