Kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar këtë mëngjes një takim me presidentin Ilir Meta.

Mësohet se takimi mes tyre në Presidencë ka zgjatur rreth 40 minuta. Ndërsa fokusi i bisedës ka qenë kr iza politike në vend.

Mirëpo, pak pas këtij takimi, Basha ka thirrur në zyrën e tij në selinë e PD, kryetaren e LSI, Monika Kryemadhin.

Siç raportoi Newsbomb.al pak minuta më parë, Kryemadhi sapo kishte mbërritur në selinë blu. Po ashtu të pranishëm në takimin e saj me Bashën do të jetë edhe Petrit Vasili si dhe kreu i republikanëve, Fatmir Mediu.

Ndërkaq, në takim do të jenë edhe aleatët e tjerë të Bashës.