Moderatori i njohur Blendi Fevziu publikoi ditën e djeshme një foto në llogarinë e tij në Instagram që mori me mijëra pëlqime.

Në foto ai shfaqej me babanë e tij dhe me vajzën e tij të vogël Alis.

Por ajo që tërhoqi vëmëndjen në foto ishte babai i moderatorit i cili shfaqej në formë shumë të mirë fizike si dhe për ngjashmërine e madhe që dallohet menjëherë mes moderatorit dhe të atit.

Në pamë në të njëjtën kohë dhe sa është rritur vajza e vogël e Blendit, Alis, “pika e dobët“ e babit!
“Alis. Me gjyshin tek shtepia e vjeter“, ka shkruar ai në krah të fotos që ka marrë me mijëra pëlqime.

Me Alisën postoi foto nga shtëpia e gjyshit, ndërsa me vajzën e madhe, ishte në Machu Pichu të Perusë, një udhëtim padyshim mbresëlënës ky për Michel.