Një vajzë e sapo fejuar ndodhet në pr esion të vazhdueshëm nga vjehrra e saj, kjo për shkak se për cdo sjellje të cilën ajo e quan gabim të nuses, ajo ia tregon krushkës, pra nënës së nuses.

Por jo vetëm kaq. Kjo vjehrrë i kërkon edhe llogari krushkës, pse ka rritur sipas saj një vajzë të tillë.

Nga ajo që thonë dëshmitarët, nusja e re thjesht nuk është ambientuar me familjen e re dhe sjelljet e saj mund edhe të mos shihen si gabime, por mesa duket vjehrra është syshqiponjë dhe nuk toleron.

Krushka nga ana tjetër si tip i ndjeshëm, e ka përjetuar keq gjithë këtë situatë prej kohësh dhe thuhet se disa herë ka përfunduar në Urgjencë me tension të lartë./aldomorningshow