‘Unë do jap dorëheqjen nëse në 30 qershor do të zhvillohen zgjedhje.’

Kështu shprehej pak ditë para 30 qershorit deputeti Lefter Maliqi, ndërsa tashmë që zgjedhjet u mbajtën dhe ai nuk e ka lënë mandatin, moderatorja Eni Vasili ia solli në kujtesë deklartën e dy javëve më parë.

I zënë ngushtë nga pyetja, Maliqi u shmang duke thënë se ai nuk e la mandatin ngaqë Meta nxori një dekret të ri për zgjedhjet.

PJESË NGA BISEDA:

Vasili: Zoti Maliqi, ju deklaruat se nëse në 30 qershor bëhen zgjedhje do jepnit dorëheqjen?

Maliqi: E prisja këtë pyetje. Nuk ka asgjë për të qeshur.

Vasili: Për ju, po

Maliqi: Unë kam thënë që në 30 qershor nëse presidenti nuk do nxirrte dekretin për shtyrjen e zgjedhjeve nuk do kishte fuqi Basha dhe askush të ndalonte konfkliktin civil

Vasili: Përgjigjuni pyetjes që ju bëra

Maliqi: Po patjetër, e para konfliktin e shmangu persidenti dhe e dyta nuk ja ja plotësoj këtë dëshirë kryeministrit më arrogant

Vasili: Po ju nuk ju tha Rama, e thatë vet

Maliqi: Do ta bëj këtë vetëm kur të bëhen zgjedhjet dhe të fitoj Beratin 4 me 3
Unë do ta kisha dhënë dorëheqjen nëse presidenti nuk do kishte nxjerr dekretin.