Patatet e skuqura janë një ushqim shumë i pëlqyer, pasi gatuhen shpejt dhe janë shumë të shijshme. Të gjithë e dimë që nuk janë aspak të shëndetshme, prandaj mundohemi t`i shmangim sa më shumë, por ndonjëherë, duam s`duam i dorëzohemi tundimit.

E mira është që patatet e skuqura të mos konsumohen shpesh, pasi paraqesin rreziqe të shumta për shëndetin. Nëse ato konsumohen përditë, pasojat do të jenë të rënda.

Çfarë ndodh nëse konsumoni përditë patate të skuqura?

-Do të shtoni në peshë.

-Do të rriten shanset për sëmundjet e zemrës dhe për diabetin e tipit 2.

-Rriten shanset për t`u prekur nga kanceri.

-Rriten shanset për t`u prekur nga sëmundjet e veshkave.

-Mund të preket truri dhe funksioni i nervave.

-Rritet rreziku për një vdekje të parakohshme.

Tani mendohuni dy herë para se të dorëzoheni para një pjate me patate të skuqura.