Kryebashkiakja e LSI-së në Gjirokastër, Zamira Rami është kallëzuar në prokurori me akuzën “shpërdorim detyre”.

Mësohet se Rami është kallëzuar nga dy qytetarë gjirokastritë për shkelje ligjore në rastet e shpronësimeve. Ndërsa dosja e hetimeve të kryera nga Prokuroria është dorëzuar pak ditë më parë në Gjykatën e Shkallës së Parë të Gjirokastrës.

Seanca e parë gjyqësore për këtë çështje është caktuar në datën 22 korrik.